Mexhiti: Maqedonia e Veriut ndërtohet mbi barazi dhe multietnicitet

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ka përcjellë urimet e tij duke theksuar karakterin multietnik të shtetit dhe rëndësinë e barazisë mes qytetarëve.

Mexhiti theksoi se të gjitha komunitetet janë pjesë e barabartë e zhvillimit dhe së ardhmes së vendit, ndërsa respekti, barazia dhe forcimi i multietnicitetit, sipas tij, janë përcaktime politike dhe institucionale që po përkthehen në vendime dhe investime konkrete.

Ai vuri në dukje se nën qeverisjen aktuale është bërë një ndarje më e drejtë e mjeteve buxhetore, duke u mundësuar komunave dhe qytetarëve qasje më të barabartë në resurset shtetërore.

“Barazia nuk matet veç me përfaqësim e pozita. Ajo matet edhe me atë se ku investon shteti, sa investon dhe sa drejt i shpërndan resurset dhe mundësitë për zhvillim”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, investimet në infrastrukturë, rrugë, spitale, shkolla, arsim dhe kulturë janë pjesë e një qasjeje që synon një shtet më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Urime 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut!”, përfundoi Mexhiti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull