Vrasje në Duqanxhik të Shkupit: 25-vjeçari qëllohet për vdekje

1 Min. Leximi

Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen Duqanxhik të Shkupit. Sipas informacioneve fillestare, i riu ka marrë disa plagë në trup dhe në kokë.
Pas të shtënave, ai është transportuar me ekip të Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Urgjente, por ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare për rrethanat e vrasjes, autorin e dyshuar apo motivin. Nga Ministria e Punëve të Brendshme priten detaje shtesë për rastin.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull