58 raste të konfirmuara, regjistrohet viktima e tetë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni

1 Min. Leximi
Dengue, zika and chikungunya fever mosquito (aedes aegypti) on human skin

Një pacient 70-vjeçar nga lagjja Draçevë e Shkupit është viktima e tetë këtë vit nga ethet e Nilit Perëndimor. Ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe ishte në gjendje kritike, ndërsa kishte edhe disa sëmundje shoqëruese, përcjell TV21. Deri më tani janë konfirmuar 58 raste me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa dje Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi edhe dy raste të reja. Të gjithë personat që kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor janë meshkuj, të moshës 62 deri në 83 vjeç, dhe kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në komunat e Shkupit Kisela Vodë, Aerodrom, Gazi Babë dhe Butel.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull