Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami thotë se ka bisedime në drejtim të përfshirjes së Lidhjes Shqiptare të Ziadin Selës në qeveri, përcjell TV21. Kasami mohoi se bisedohet që Sela të bëhet pjesë e VLEN-it.
“Nuk besoj që ka bisedime në drejtim të përfshirjes në VLEN, por që ka biseda ë drejtim të përfshirjes në qeveri, ka biseda, pra qeveria mund të zgjerohet. Për momentin z.Sela…nuk jemi në bisedime me z.Sela për të qenë pjesë e VLEN-it. Për pjesë të qeverisë, bisedojmë me të gjithë ata të cilët pranojnë programin e qeverisë dhe janë të gatshëm që të jeni pjesë e saj”, tha mes tjerash Kasami.

