VMRO-DPMNE: Luftë kundër krimit është arrestimi i një punonjësi që tentoi të merrte ryshfet

2 Min. Leximi

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë reaguar ndaj akuzave të LSDM-së lidhur me arrestimin e shoferit të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev.

“Kolegët e LSDM-së, me sa duket, i kanë ngatërruar gjërat. Ata janë zhytur aq thellë në krim, saqë mendojnë se të gjithë janë si ata. Kur arrestohen ryshfetmarrës dhe kriminelë, përpiqen ta paraqesin këtë si diçka që vlen për të gjithë.

Punonjësi i arrestuar tentoi të merrte ryshfet. Ministria e Punëve të Brendshme ndërmori menjëherë masat përkatëse, i dha para të shënuara dhe tani ai ndodhet pas grilave, ndërsa ndaj tij po zhvillohet procedurë.

Po të kishte ndodhur kjo gjatë qeverisjes së LSDM-së, asgjë nuk do të bëhej publike, sepse askush nuk do të sanksionohej, ndërsa paratë do të kishin përfunduar te ndonjë prej drejtuesve të partisë.

Ky rast, ashtu si edhe shumë raste të tjera, dëshmon se ekziston shtet juridik dhe se ligji vlen për të gjithë. Pikërisht këtë, sipas tyre, Venko Filipçe nuk mund ta kuptojë.

Nuk e kuptojmë histerinë me të cilën po vepron LSDM-ja. Duke penguar punën e institucioneve, ata tregojnë se vazhdojnë ta mbrojnë krimin. Por Venko është bastioni i krimit në vend dhe as një mijë persona si Islam Abazi nuk do të mund ta shpëtojnë.

Kjo Qeveri ka dëshmuar se lufton kundër krimit kudo dhe ndaj kujtdo që ka vepruar në kundërshtim me ligjin”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull