Të premten, më 9 shkurt, një grup prej rreth 20 profesionistësh dhe pronarësh biznesi shqiptaro-amerikanë organizuan një darkë për mbledhje fondesh me kongresmenin Jamaal Bowman në njw restorant të njohur shqiptar në Bronx. Kongresmeni Bowman përfaqëson distriktin e kongresit NY-16 në Uashington DC, i cili mbulon zona të Bronx-it të veriut dhe Westchester-it të jugut që kanë një zonë të konsiderueshme shqiptaro-amerikane. Ai po përballet me një sfidë të vështirë brenda partisë Demokratike këtë vit zgjedhor nga Drejtori Ekzekutiv i komunës Westchester George Latimer.
Kongresmeni Bowman donte të dëgjonte nga komuniteti në lidhje me shqetësimet e tyre dhe ngjarjet aktuale. Grupi foli për Kosovën dhe sfidat me të cilat po përballet në forcimin e sovranitetit të saj përballë intransigjencës dhe sabotazhit të vazhdueshëm serb. Disa në grup ishin kritikë për rolin që ambasadori i SHBA-së ka luajtur kohët e fundit në Kosovë në presionin ndaj qeverisë Kurti që të tërhiqet nga masat e afirmimit të sovranitetit, siç është nxjerrja jashtë ligjit e përdorimit të çdo valute të huaj.
Kongresmeni Bowman ishte i etur të mësonte për historinë e gjatë të shtypjes së popullit shqiptar në Ballkan. Një nga të pranishmit ndau një rrëfim emocionues se si 17 anëtarë të familjes së tij të gjerë ishin vrarë në Luftën e Kosovës 1998-1999 dhe se si askush nga pala serbe nuk është mbajtur ende përgjegjës, përfshirë për rrëmbimin dhe vrasjen e tre shtetasve amerikanëve, vëllezërit Bytyçi. Kongresmeni Bowman u zotua për të pranishmit të japë zërin dhe mbështetjen e tij në Kongres për këto shqetësime, si dhe të ndërmarrë hapa aktivë për t’u bashkuar me Grupin e Kongresit për Çështjet Shqiptare, të udhëhequr aktualisht nga Rep. Ritchie Torres nga Bronx.
Kur u pyet se pse e mbështeti kongresmenin Bowman si shqiptaro-amerikan, një i pranishëm i ri, Dardan Beselica, u përgjigj: “Besoj se e ardhmja e Partisë Demokratike në Amerikë është progresive dhe komuniteti shqiptaro-amerikan duhet ta mbështesë me gjithë zemër. Progresistët kanë dëshmuar se janë në mbrojtje të të gjitha grupeve të margjinalizuara dhe të përballen me bullit. Gjatë gjithë historisë sonë shqiptarët janë torturuar nga bullit në Ballkan, ku Serbia është dhunuesi më i madh. Kongresmeni Bowman e kupton këtë dhe askush nuk është më i mirë për t’u bërë ballë bullizuesve sesa një ish-drejtor shkolle publike.”
Mezi presim që Kongresmeni to bëjë një njoftim në ditën e Pavarësisë së Kosovës si dhe njoftime të tjera të rëndësishme në lidhje me çështjet shqiptare shumë shpejt!