Tragjedi në Burgun e Idrizovës: 42-vjeçari humb jetën pasi preku telin elektrik

1 Min. Leximi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues „Idrizovë“, ku jetën e ka humbur një 42-vjeçar.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 29 gusht, në orën 14:43, në SPB Shkup është raportuar se në hapësirën e brendshme për shëtitje të institucionit, N.I. (42) ishte ngjitur në një shtyllë dhe kishte kapur një tel që ishte nën tension elektrik.

Gjatë incidentit, ai ka rënë nga shtylla, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull