Bekim Sali takon ambasadorin Fatih Ulusoy në përfundim të mandatit diplomatik

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin miqësor e afatgjatë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Sali e falënderoi Ambasadorin Ulusoy për angazhimin dhe kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke i uruar suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale.
Ai theksoi bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull