BDI dhe ASH të gatshëm për zgjedhje të parakohshme: Shkojmë!

2 Min. Leximi

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate përshëndet gatishmërinë e shprehur nga kryeministri Hristijan Mickoski për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëse këtë e kërkon opozita.

“E kërkojmë.Më në fund edhe kryeministri e ka kuptuar se kjo gjendje është e paqëndrueshme dhe se vendi ka nevojë për një mandat të ri politik.
Qeveria e humbi legjitimitetin për të vazhduar me izolimin evropian, degradimin e marrëdhënieve ndëretnike, cenimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe dobësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione. Prandaj, BDI kërkon që deklarata e kryeministrit të shndërrohet menjëherë në veprim”, theksoi BDI.

Nga kjo parti theksuan më tek se kërkojnë që brenda ditëve të përcaktohet afati më i shpejtë kushtetues, të fillojnë përgatitjet zgjedhore dhe qytetarëve t’u jepet mundësia të vendosin për drejtimin e vendit.

“Nëse oferta e kryeministrit është serioze, nuk ka arsye për vonesa, arsyetime apo kalkulime politike. Opozita e ka dhënë përgjigjen e saj. BDI është e gatshme. Le të shpërndahet Kuvendi. Le të caktohet data. Le të shkojmë në zgjedhje”, kërkoi BDI.

Edhe Aleanca për Shqiptarët theksoi sot është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Pas deklaratës së Kryeministrit se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita, përgjigjja jonë është e qartë: po, jemi gati!

Jemi të gatshëm që që sot të ulemi dhe ta caktojmë datën e zgjedhjeve. Nuk ka nevojë për taktizime, prolongime apo kalkulime politike. Qytetarët duhet të kenë mundësinë të japin vlerësimin e tyre për drejtimin në të cilin po ecën vendi dhe për mënyrën se si po qeveriset.Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë për vendin, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë.Aleanca për Shqiptarët është gati. Le të vendosin qytetarët!”, theksoi ASH.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull