Bekim Sali takon drejtorin e OEMVP-së, në fokus klima e biznesit dhe sipërmarrja

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Durim Zeqiri, ku kanë diskutuar për klimën e biznesit dhe mundësitë për zhvillimin e sipërmarrjes.

“Takimin me Drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Durim Zeqiri, e zhvilluam me fokus të veçantë në klimën e biznesit, krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sipërmarrjes dhe fuqizimin e rolit të bizneseve në ekonominë vendore”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull