Pas paraqitjeve spektakolare dhe zhvillimit të tij si futbollist në akademinë e FC. Vardar dhe FC. Makedonija Gj.P, 15-vjeçari, Andi Ismaili tani më është pjesë e ekipit të zemrës, pra aty ku shpirti gjen rehati.F.C.Shkupi.
Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm i cili ndonëse vetëm 15 vjeçar performon me shumë elegancë si mesfushor i një kalibri të futbollistit me përvojë, dhe jo më kotë është pjesë e grupmoshave U-18, shkruan 3shi.net.
Tani më si pjesë e Shkupit, Andi Ismaili do të ketë mundësinë të tregojë shkathtësitë profesionale, dhe në një të ardhme të afërt të përfaqësojë fanellën bardhë e kaltërt si senior.
Për Andi Ismailin së fundmi kishin shfaqur interes edhe klube të ndryshme nga Kroacia dhe Turqia, por që në konsulltim e sipër me menagjerët vendor është vlerësuar se Shkupi do ti ofron mundësi të arta për zhvillim të mëtutjeshëm, përpara se të bëj një hap më lartë në arenën ndërkombëtare.