LDK-ja kërkon presidentin ose nuk ka marrëveshje

3 Min. Leximi

Pa marrëveshja ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe aitij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Sot në mesnatë është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Nga Kuvendi ende nuk ka ndonjë njoftim për vazhdim të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të, e cila u ndërpre dje pasi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.
Abdixhku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë, shumë larg marrëveshjes eventuale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë shumë larg marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshoj pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje. Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit përfundimi është i njëjtë si tani”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka theksuar se qëllimi i LDK-së ka qenë të gjendet zgjidhja, derisa ka shprehur keqardhje, duke thënë se janë në rrugë që nuk jep zgjidhje afatgjate.

“Qëllimi i LDK ka qenë të gjendet zgjidhja, jo të merremi kush kë po e mund, po e mashtron, po e vonon. Në këtë pikë me keqardhje them se jemi në rrugë që nuk jep zgjidhje afatgjate”, është shprehur Abdixhiku.

Ai ka thënë se LDK-ja ka kërkuar që ta propozojë emrin për president.

“Është çështja e presidentit. LDK ka kërkuar që presidenti të propozohet nga LDK, natyrisht që emrat të diskutohen me partnerët dhe në këtë pikë nuk kemi pasur dakordancë. Oferta e dhjetorit që LDK të merr jo kryetarit e Kuvendit, por zvkryeministrin dhe disa ministri nuk është e mjaftueshme, nuk është e dinjitetshme as për të dhënë zgjidhje për krizën që jemi. Nuk mund ta pranojmë si të tillë, nëse e doni LDK-në në qeverisje atëherë LDK duhet të jetë e përfaqësuar”, është shprehur Abdixhiku.

“Sapo që pajtohemi që propozimi për president të vijë nga LDK, atëherë bashkë me Kurtin e caktojmë atë emër. Nuk po flas ‘na jipni mbështetje bllanko dhe vijmë me dy emra’. Jo jo, flasim, sepse po flasim për presidentin”, ka shtuar ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull