QMK: Një zjarr aktiv, katër nën kontroll dhe nëntë të shuara në vend

1 Min. Leximi

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se më 4 gusht 2026, deri në ora 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura.

Sipas të dhënave, një zjarr vazhdon të jetë aktiv, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa nëntë të tjera janë shuar.

Zjarri aktiv është regjistruar në komunën e Gjorçe Petrovit, në zonën e Stopanski Dvorit, ku është përfshirë bar i thatë dhe shkurre.

Nën kontroll janë zjarret në komunën e Kavadarit, në drejtim të fshatrave Raec, Qesendre dhe Drenovë, në komunën e Kriva Pallankës, në fshatin Mozhdivnjak, në komunën e Tetovës, pranë restorantit “Siraç”, si dhe në komunën e Zhelinës, në fshatin Leshnica e Epërme.

Ndërkohë, janë shuar zjarret në Gluvo, Mirkovc dhe Kuçevishka Bara të komunës së Çuçer Sandevës, në rrugën “Skupi” në Karposh, në Fushën e Shkupit, pranë Tumbe Kafes në Manastir, në rrugën “Debarska” në Prilep, në Llabunishtë të Strugës, si dhe ndërmjet fshatrave Shemshovë dhe Sërbicë në komunën e Tearcës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull