Marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tunelin hekurudhor në Korridorin 8

1 Min. Leximi

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë arritur pajtueshmëri për aktivitetet që lidhen me ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, një projekt me rëndësi strategjike për lidhjen rajonale.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila bashkëkryesoi në Sofje takimin e parë të grupit të përbashkët të punës mes dy vendeve. Sipas saj, palët u dakorduan për dinamikën e aktiviteteve, detyrat konkrete të institucioneve përgjegjëse, koordinimin teknik dhe sigurimin e mbështetjes financiare, me synim përshpejtimin e realizimit të projektit.

Zekolli Shaqiri theksoi se tuneli hekurudhor ndërkufitar do të lidhë rrjetet hekurudhore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke mundësuar transport më të shpejtë dhe më efikas të mallrave dhe udhëtarëve, si dhe duke forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe lidhshmërinë rajonale.

Takimi i radhës i grupit të përbashkët të punës do të mbahet në Shkup, ku do të vijojnë hapat konkretë për zbatimin e këtij projekti strategjik.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull