Real Madridi ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri nga Manchester City.
Sipas raportimeve, 24 orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për ecurinë e negociatave mes palëve, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetarit José Félix Díaz, bisedimet ndërmjet dy klubeve janë duke vazhduar, ndërsa “Los Blancos” kanë shtuar ritmin në përpjekje për të siguruar shërbimet e njërit prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Rodri mbetet objektivi kryesor i Real Madridit për përforcimin e repartit të mesfushës, ndërsa mbetet të shihet nëse kampionët e Spanjës do të arrijnë marrëveshje me Manchester Cityn gjatë ditëve në vijim.

