Bregu i Fildishtë fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës 2023 CAF (AFCON) të dielën pasi mundi Nigerinë 2:1 në finale, raporton Anadolu.
Kapiteni i Nigerisë, William Troost-Ekong, i dha epërsinë skuadrës së tij me një goditje me kokë shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë në stadiumin Alassane Ouattara.
Portieri nigerian Stanley Nwabali dhe kapiteni i Bregut të Fildishtë Serge Aurier, të dy u ndëshkuan me kartonë të verdhë në minutën e 53-të pas një debati.
Nwabali bëri disa pritje të pabesueshme për të parandaluar barazimin e Bregut të Fildishtë. Por, pavarësisht përpjekjeve të tij maksimale, goditja me kokë e mesfushorit të Bregut të Fildishtë, Franck Kessie nga qendra e zonës barazoi rezultatin në minutën e 62-të.
Haller më pas shënoi duke përmbysur rezultatin për Bregun e Fildishtë me një goditje pas krosimit të Simon Adingra nga afërsia në minutën e 81-të, duke çuar rezultatin në 2:1.
Ky është trofeu i tretë për Bregun e Fildishtë të AFCON pas 1992 dhe 2015.