Inspektorati Shtetëror i Tregut kreu 518 kontrolle inspektuese brenda një jave, shqiptoi 210 gjoba në vlerë mbi 3,5 milionë denarë

2 Min. Leximi

Gjatë periudhës nga 20 deri më 26 korrik 2026, Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) ka realizuar gjithsej 518 kontrolle inspektuese në territorin e vendit. Gjatë kontrolleve janë shqiptuar 210 urdhërpagesa për kundërvajtje, me një vlerë totale prej mbi 3,5 milionë denarësh.

Numri më i madh i kontrolleve është kryer në përputhje me Ligjin për Veprimtarinë Hoteliere, ku janë realizuar 141 kontrolle dhe janë shqiptuar 75 urdhërpagesa.

Në kuadër të Ligjit për Disiplinë Financiare janë kryer 120 kontrolle dhe janë lëshuar 50 urdhërpagesa, ndërsa sipas Ligjit për Tregti janë realizuar 104 kontrolle dhe janë shqiptuar 44 urdhërpagesa.

Inspektorët kanë kryer gjithashtu 36 kontrolle sipas Ligjit për Zejtarinë, 16 kontrolle sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe 11 kontrolle sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Pirja e Duhanit, ku në këtë të fundit janë shqiptuar tetë urdhërpagesa për kundërvajtje.

Përveç kësaj, janë dhënë 26 vërejtje, pas të cilave në periudhën në vijim do të realizohen kontrolle të reja, në përputhje me dispozitat ligjore.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut bëjnë të ditur se do të vazhdojnë me kontrollet e rregullta inspektuese, si dhe me trajtimin e denoncimeve të paraqitura nga qytetarët dhe institucionet.

Parregullsitë mund të raportohen në numrin e telefonit 191 ose përmes faqes zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull