Propozim-ligji për projektin “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028” sot para deputetëve

1 Min. Leximi
Deri në pushimin veror, deputetët do të mbajnë edhe tri seanca plenare, mes të cilave edhe seancën për pyetje parlamentare. Si zakonisht, të enjten e fundit të muajit është paraparë edhe takimi informues i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me gazetarët.
Në seancën plenare të sotme do të shqyrtohet, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për zbatimin e projektit “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”.
Shkupi e fitoi këtë titull si një mundësi për transformim të thellë kulturor, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim afatgjatë të qytetit përmes kulturës. Kjo nismë e pozicionon kulturën si shtytës kryesor të kohezionit shoqëror, ekonomisë kreative dhe zhvillimit urban, duke krijuar hapësirë për dialog mes nivelit lokal dhe atij evropian, traditës dhe bashkëkohores, si dhe mes krijimtarisë kulturore institucionale dhe asaj të pavarur.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull