Visar Ademi sulmon ashpër Taravarin: Të lësh një qytet pa ujë për të mbuluar vjedhjen e një projekti është monstruoze

1 Min. Leximi

Analisti politik Visar Ademi ka sulmuar ashpër ish-kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravarin, në kohën kur po shtohen debatet rreth projektit të ujësjellësit me vlerë prej 7.1 milionë eurosh, të cilin Taravari e kishte paralajmëruar gjatë mandatit të tij.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ademi lë të kuptohet se pas problemeve me furnizimin me ujë në Gostivar dhe helmimit masiv të qytetarëve fshihen keqpërdorime të projektit, duke përdorur një gjuhë tejet të ashpër ndaj përgjegjësve.

“Ta vjedhësh projektin dhe ta lësh një qytet pa ujë, dhe për më tepër ta helmosh atë sepse ke dashur ta mbulosh vjedhjen e mjeteve të projektit (për të rritur presionin e ujit), këta duhet të jenë monstra dhe jo politikanë”, shkruan Ademi.

Ai shton se “gjithçka këputet kur hollohet, vetëm zullumi trashet”, duke akuzuar klasën politike për, sipas tij, keqqeverisje dhe pandëshkueshmëri.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull