Bekim Sali dhe zyrtari spanjoll diskutuan për Agjendën e Reformave dhe integrimin në BE

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka pritur në Shkup Sekretarin e Shtetit për Bashkimin Evropian të Mbretërisë së Spanjës, Fernando Mariano Sampedro Marcos, me të cilin ka biseduar për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe zbatimin e Agjendës së Reformave.

“Kisha kënaqësinë të mirëpres në Shkup Sekretarin e Shtetit për Bashkimin Evropian të Mbretërisë së Spanjës, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Diskutuam për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zbatimin e Agjendës së Reformave dhe rëndësinë e ruajtjes së një politike të besueshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

E falënderova Spanjën për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe riafirmuam përkushtimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendit tonë”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull