Askush nuk mund të thotë me saktësi se sa pemë janë rrëzuar në të gjithë Shkupin gjatë stuhisë së fuqishme që goditi qytetin disa ditë më parë, kur erërat me shpejtësi mbi 130 kilometra në orë morën përpara gjithçka – çati, degë, rrethoja metalike dhe rrëzuan pemë.
Edhe katër ditë pas stuhisë, trungjet e rrëzuara ende qëndrojnë në hapësirat e gjelbra të qytetit, pasi ndërmarrjet publike dhe shërbimet komunale të komunave, me mekanizmin dhe numrin aktual të punëtorëve, nuk kanë arritur ende t’i pastrojnë të gjitha.
Largimi i pemëve të rrëzuara është bërë sipas prioriteteve. Fillimisht janë hequr ato që bllokonin rrugët dhe trafikun, në mënyrë që të mundësohej funksionimi normal i qytetit.
Informacioni i parë nga Ministria e Punëve të Brendshme, i publikuar menjëherë pas qetësimit të stuhisë, ishte se ishin raportuar 189 pemë të rrëzuara, por besohet se numri real është edhe tre herë më i madh.
Një numër i madh pemësh u rrëzuan në Parkun e Qytetit, rreth 80 në varrezat “Butel”, si dhe qindra të tjera në Karposh, Aerodrom dhe komunat e tjera të Shkupit. Ato shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe lanë pas shumë automjete të dëmtuara rëndë, por fatmirësisht stuhia kaloi pa viktima në njerëz.
Pas stuhisë në Shkup ka mbetur një sasi e madhe masive druri, e cila po transportohet në një destinacion që deri tani nuk ishte bërë publik.
Nga Qyteti i Shkupit kanë sqaruar se për çfarë qëllimi do të përdoret druri i mbledhur.

