Në këto ditë të vështira për qytetarët e Gostivarit, VLEN vazhdon të jetë pranë familjeve të prekura nga kriza e furnizimit me ujë të pijshëm.
Përmes angazhimit të Forumit Rinor, është organizuar një aksion humanitar për sigurimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm për qytetarët që po përballen me këtë situatë.
Solidariteti dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë vlera që na udhëheqin. Në momente sfiduese, angazhimi ynë nuk mbetet vetëm në fjalë, por shndërrohet në veprime konkrete në shërbim të komunitetit.
VLEN mbetet e përkushtuar të kontribuojë në çdo mënyrë të mundshme për të lehtësuar gjendjen e qytetarëve, ndërsa pret nga institucionet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Falënderojmë të gjithë aktivistët dhe vullnetarët që u bënë pjesë e këtij aksioni, duke dëshmuar se solidariteti është forca më e madhe në kohë sfidash.

