Saliu kritikon deputetët e BDI-së: Në kohën kur Gostivari përballet me krizë, ata merren me reagime koti në Kuvend

2 Min. Leximi

Deputetja e VLEN-it, Imerlija Saliu, ka reaguar ndaj qëndrimit të deputetëve të BDI-së, duke i kritikuar se, sipas saj, në vend që të shprehin solidaritet me qytetarët e Gostivarit, vazhdojnë të merren me debate politike në Kuvend.

Saliu thekson se në ditët kur Gostivari po përballet me një situatë që, sipas saj, prek drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e qytetarëve, do të kishte pritur që deputetët e opozitës shqiptare të linin mënjanë politikën populiste dhe të reagonin me përgjegjësi.

“Në ditët kur Gostivari po përballet me një situatë që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e qytetarëve, do të prisja që të paktën deputetët e opozitës shqiptare, konkretisht deputetët e BDI-së, të linin mënjanë për një moment politikën populiste dhe të reagonin si njerëz”, shkruan Saliu.

Ajo shton se një mesazh solidariteti për familjet e prekura dhe një thirrje për përgjegjësi institucionale do të ishte minimumi që qytetarët presin nga përfaqësuesit e tyre.

“Një fjalë solidariteti, një mesazh mbështetjeje për familjet e prekura apo një thirrje për përgjegjësi institucionale do të ishte minimumi i asaj që qytetarët presin nga përfaqësuesit e tyre”, deklaron deputetja.

Sipas Saliut, në vend të kësaj, deputetët e BDI-së “vazhdojnë të merren me reagime koti në Kuvend”, ndërsa vlerëson se kjo qasje është bërë e lodhshme.

“Sinqerisht, kjo qasje është bërë e bajatshme jo vetëm për ne si kolegë në Kuvend, por edhe për qytetarët dhe opinionin publik”, përfundon reagimin e saj deputetja e VLEN-it.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull