Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, i cili është në mbështetje të kryetarit të partisë, Arben Taravari, sot parashtroi pyetje deri te kryeministri Talat Xhaferi, duke e pyetur se të cilës parti janë propozimet për ministra në MSHIA dhe në Ministri të Shëndetësisë, përcjell TV21.
Tashmë nuk është interesante, do të thotë ne u prononcuam se është bërë puç, vetëm dua t’i parashtroj pyetje z.Talat Xhaferit. Ministrat e kujt janë? Ai tha se ka dhënë propozim për shkarkimin e ministrave për shkak të një statusi të Taravarit në FB, dhe se nëse një parti ka vendosur të shkojë në opozitë, se nuk mundet që dy parti opozitare të kenë ministra në qeveri teknike, tani këto propozime të dy ministrave, të kujt janë, të cilës parti? Për shkak se kryetar i ASH-së është Arben Taravari.
Ndryshe, sot në Kuvend për ministër të Shëndetësisë pritet të votohet Ilir Demiri, ndërsa për ministër në MSHIA pritet të votohet Naim Bajrami. Të dy janë propozime të ASH-së, “krahu” i Ziadin Selës.