Afrim Gashi mori pjesë në nisjen e shërbimit shëndetësor mobil në Çallakli

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në nisjen e shërbimit shëndetësor mobil në fshatin Çallakli, një nismë e organizuar nga spitalet Sante Plus dhe European Eye Hospital, nën patronazhin e Ambasadës së Republikës së Turqisë.

“Gjatë ditës së djeshme në fshatin Çallakli, mora pjesë në nisjen e shërbimit shëndetësor mobil të organizuar nga spitalet Sante Plus dhe European Eye Hospital, nën patronazhin e Ambasadës së Republikës së Turqisë.

Bashkë me Ambasadorin Fatih Ulusoy, Kryetarin e Komunës së Vallandovës, Gjoko Kamçev, si dhe me deputeten Julija Tushevska, zhvilluam bisedë miqësore me banorët e fshatit dhe pamë nga afër kontrollet shëndetësore që po u ofroheshin.

Faleminderova të gjithë banorët për pritjen e ngrohtë dhe shpreha mirënjohje për ata që kontribuan në realizimin e kësaj nisme me vlerë”, ka shkruar Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull