Komuna e Çairit solidarizohet me Gostivarin, dhuron 4300 litra ujë për banorët e prekur nga kriza

1 Min. Leximi

Në shenjë solidariteti me qytetarët e Gostivarit, Komuna e Çairit ka siguruar dhe dërguar 4300 litra ujë të pijshëm për banorët e kësaj komune, të cilët po përballen me një situatë të rëndë pas ndotjes së ujit dhe rasteve të helmimit të raportuara ditëve të fundit.

Ky aksion vjen si mbështetje konkrete për familjet gostivarase, në një periudhë kur furnizimi me ujë të pijshëm është kufizuar dhe institucionet po merren me menaxhimin e krizës shëndetësore.

Ndryshe sipas raportimeve të fundit mediatike numri i të infektuarve nga uji në Gostivar ka arritur në 2900.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull