Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me drejtorin e ri të GIZ-it për vendin, Markus Delfs, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të procesit të integrimit evropian.
“Kënaqësi të takoja drejtorin e ri të GIZ-it për vendin, Markus Delfs, të cilit i urova mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.
Biseduam për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Çështje Evropiane dhe GIZ-it, veçanërisht në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe afrimin e Bashkimit Evropian me qytetarët.
GIZ është partner i rëndësishëm i vendit tonë dhe jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë me iniciativa dhe rezultate konkrete”, ka shkruar Sali.

