Shkup, 11 shkurt – Numri i të sëmurëve me kancer rritet nga viti në vit, por mjekët thonë se fatmirësisht po rritet edhe numri i rasteve të zbuluara në fazën fillestare. Për ta zbuluar sa më herët kancerin, apo sëmundjet tjera të rrezikshme, mjekët apelojnë që qytetarët të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore, sepse zbulimi i hershëm rrit mundësitë për trajtim sa më të suksesshëm.
Për kontrolle të shpeshta apelon edhe mjeku Nexhati Jakupi.
“Duke e marrë parasysh trendin e diagnostikimit të hershëm, trajtimit dhe medikamentet terapeutike që ekzistojnë mund të vie deri te shërimi i tërësishëm, shërim komplet i kancerit për shumë sëmundje kanceroze dhe kjo është shpresë dhënëse se lufta me kancerin është duke u fituar. Deri më tani kemi qenë në një situatë jo të lakmueshme kur ajo betejë ka qenë në shumicen e rasteve e pamundur, fatale dhe për ne ka qenë dëshpëruese por tani rezultatet nga terapitë moderne tash që i përdorim janë jashtëzakonisht të suksesshme siç thashë deri në 100 përqind shërueshmëri.”, tha Nexhati Jakupi, drejtor në Klinikën Torakale.
Ndotja e ajrit, ndotja e ujërave, produktet ushqimore, kontakti me substance të ndryshme kimike, si dhe predispozitat gjenetike, janë në mesin e faktorëve për rritjen e qelizave kancerogjene thotë Jakupi. Ai poashtu thekson se egziston edhe një paletë e gjërë e faktorëve që shkaktojnë kancerin, të cilat në të kaluarën nuk kanë qenë prezente. Jakupi thekson se kohëve të fundit më aktuale është kanceri i gjirit dhe i mushkërive të bardha, që por prekë edhe moshën e re.
“Klinika jonë trajton dy kencerët më të shpeshta, ajo është kanceri në gji dominuese tek gratë dhe kanceri i mushkërive të bardha. Poashtu trajtojmë kancerin e ezofagut, dhe kancerin në gjëndrën tiroide edhe disa llojë të kancerit mes kraharorit dhe kancere të ndryshme të brinjëve dhe kafazit të krahërorit. Nëse më herët mosha ka qenë më e vjetër mbi 60–ta tani për fat të kleq shkalla e moshës është gjithnjë më e ulët. Tani për fat të keq me kancer të gjirit kemi vajza në moshë shumë të re posa hyjnë në fazën e pubertetit dhe kjo është një situatë alarmante për të gjithë shoqërinë por edhe për mjekësinë në tërësi.”, tha Jakupi.
Për ruajtjen e shëndetit mjekët rekomandojnë të konsumohet ushqim i shëndetshëm, sport i rregullt, mos pierja e duhanit dhe e alkoolit, si dhe shmangia e rrezeve të forta të diellit.