Afrim Gashi pret ambasadoren e Ukrainës, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ambasadoren e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Larisa Dir, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale në Ukrainë.

“Mirëprita në takim Ambasadoren e Ukrainës, Sh.S. Larisa Dir.

Rikonfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona, si dhe gatishmërinë për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin parlamentar dhe bilateral. Diskutuam për situatën aktuale në Ukrainë, me ç’rast shpreha mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Bashkëpunimi i ngushtë dhe solidariteti mbeten vlera që na bashkojnë”, ka shkruar Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull