Prokuroria pret rezultatet e analizave të ujit në Gostivar, nesër vendoset për hapat e mëtejshëm

1 Min. Leximi

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar është në koordinim të vazhdueshëm me Institutin e Shëndetit Publik, ku me urdhër të prokurorit publik po kryhen analiza dhe ekzaminime të cilësisë së mostrave të ujit nga ujësjellësi i Gostivarit. Rezultatet pritet të jenë gati nesër, për të përcaktuar rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
“Sipas njoftimeve, rezultatet duhet t’i dorëzohen prokurorisë kompetente gjatë ditës së nesërme, pas së cilës do të merret vendim për veprimet e mëtejshme. Për rezultatin dhe hapat që do të ndërmerren, opinioni do të informohet në kohë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit publik, lokacioni në Vrutok vazhdon të jetë i siguruar, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull