Osmani: Skandal i paparë – autoritetet e qytetit e prezantojnë Shkupin pa shqiptarët

1 Min. Leximi
Screenshot

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj billboardit me të cilin, sipas tij, Shkupi u prezantohet vizitorëve, duke e cilësuar atë si një paraqitje të njëanshme dhe diskriminuese të kryeqytetit.

“SKANDAL I PAPARË: AUTORITETET E QYTETIT E PREZANTOJNË SHKUPIN PA SHQIPTARËT.

Në billboardin me të cilin Shkupi i mirëpret vizitorët mungon plotësisht gjuha shqipe, ndonëse kryeqyteti është dygjuhësh dhe identiteti i tij është ndërtuar prej shekujsh nga bashkësi të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare.
Janë paraqitur kryqi i Vodnos, një objekt fetar ortodoks dhe Buqefali, ndërsa mungojnë Çarshia e Vjetër, Kalaja, qoftë edhe një xhami dhe çdo simbol që përfaqëson trashëgiminë shqiptare, islame dhe osmane të qytetit.

Ky është përjashtim i papranueshëm i një pjese thelbësore të historisë, kulturës dhe realitetit të sotëm të Shkupit.

Autoritetet e Qytetit duhet ta largojnë menjëherë billboardin dhe të tregojnë kush e ka miratuar këtë paraqitje të njëanshme dhe diskriminuese të kryeqytetit”, ka shkruar Osmani.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull