Pas përfundimit të manifestimit fetar të organizuar nga Myftinia e Shkupit në Sheshin Skënderbeu, disa vajza morën një iniciativë që u vlerësua nga të pranishmit. Ato mblodhën mbeturinat dhe shishet e mbetura pas aktivitetit, i vendosën në qese dhe i sistemuan në vendin e paraparë për grumbullimin e tyre.
Në një shesh ku pas aktiviteteve të ndryshme shpesh mbeten mbeturina, ky veprim përcolli një mesazh të qartë për përgjegjësinë qytetare dhe kujdesin ndaj mjedisit.
Gjesti i tyre dëshmoi se respekti për hapësirat publike nuk shprehet me fjalë, por me vepra. Me këtë veprim, ato dhanë një shembull të bukur të edukatës, përgjegjësisë dhe kulturës qytetare.

