Zv/kryeministri Sali takon ministrin Agon Ferati, premton bashkëpunim për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim pune me ministrin për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, me të cilin kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e dialogut ndërmjet komuniteteve.

Sali i uroi Feratit suksese në detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të ndërtimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

“Sot zhvillova një takim pune me Ministrin për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati. I urova suksese në përgjegjësinë e tij të re dhe shpreha gatishmërinë time për bashkëpunim të ngushtë institucional”, deklaroi Sali.

Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve është i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive dhe forcimin e dialogut.

“Qëllimi ynë është avancimi i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, forcimi i dialogut dhe ndërtimi i një shoqërie më gjithëpërfshirëse, në interes të të gjithë qytetarëve”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull