Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e shtetit të Katarit.
“Ndarja nga jeta e Lartmadhërisë së Tij, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, përbën humbjen e një personaliteti që la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin dhe afirmimin ndërkombëtar të Shtetit të Katarit. Vizioni, udhëheqja dhe kontributi i tij në modernizimin e vendit do të mbeten pjesë e trashëgimisë së tij.
Sot, në Librin e Zisë, shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje, duke i përcjellë solidaritetin tim Lartmadhërisë së Tij, Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, familjes mbretërore dhe popullit mik të Katarit”, ka deklaruar Mexhiti.

