Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbështet Ukrainën dhe është e gatshme të ndajë përvojën në rrugën drejt BE-së

2 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut riafirmoi mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, të organizuar me rastin e Ditës së Shte detësisë së Ukrainës.

Përmes një postimi publik, Sali theksoi se vendi mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke nënvizuar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të qëndrojë përkrah popullit ukrainas dhe të kontribuojë në përpjekjet për paqe, siguri dhe rindërtim.

“Vendi ynë do të vazhdojë të qëndrojë përkrah popullit ukrainas dhe të kontribuojë në përpjekjet për paqe, siguri dhe rindërtim,” ka shkruar Sali.

Ai shtoi se, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian me përvojë të gjatë në procesin e negociatave, Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndajë përvojën dhe ekspertizën e saj për të mbështetur Ukrainën në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian me përvojë të gjatë në procesin e negociatave, jemi të gatshëm të ndajmë përvojën dhe ekspertizën tonë për të mbështetur Ukrainën në rrugën e saj drejt BE-së,” ka theksuar zëvendëskryeministri Sali.

Sali në fund vlerësoi se bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbësorë për ndërtimin e një Evrope më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull