Bekim Sali në Kiev: Maqedonia e Veriut qëndron pranë Ukrainës dhe mbështet një paqe të drejtë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Kiev, së bashku me liderët evropianë, ka nderuar kujtimin e të gjithë atyre që kanë humbur jetën si pasojë e agresionit rus kundër Ukrainës.

Sali, përmes një reagimi publik, ka theksuar se ky akt përfaqëson solidaritetin e Maqedonisë së Veriut me popullin ukrainas dhe mbështetjen për lirinë, sovranitetin dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

“Ky akt simbolizon solidaritetin tonë të palëkundur me popullin ukrainas dhe mbështetjen për lirinë, sovranitetin dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Sali.

Ai ka shtuar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë pranë Ukrainës dhe të kontribuojë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme, si dhe për një Evropë më të sigurt dhe më të bashkuar.

“Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës dhe të kontribuojë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme, si dhe për një Evropë më të sigurt dhe më të bashkuar”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull