Pa energji elektrike deri në 7 orë – ndërprerje të planifikuara sot në disa lagje të Shkupit

1 Min. Leximi

Disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Karposh dhe Gjorçe Petrov do të mbesin sot pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv.

Sipas njoftimit të Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK), bazuar në informatën e EVN Maqedoni, ndërprerjet do të zhvillohen sipas këtij orari:

Komuna Aerodrom – nga ora 08:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në rrugën “Todor Çangov”.
Komuna Gazi Babë – nga ora 08:30 deri në 14:30, ndërprerje do të kenë një pjesë e konsumatorëve në rrugën “Metodija Andonov-Çento”, objektet pranë ZPZ “Napredok”, lokali i sanduiçeve “Hit”, si dhe objektet nga zona e njohur si Trianglla deri te mbikalimi për në Çento.
Komuna Karposh – nga ora 09:00 deri në 13:00, pa energji do të mbeten objektet në rrugën “Vangel Dinui” dhe një pjesë e numrave tek në rrugën “France Preshern”.
Komuna Gjorçe Petrov – nga ora 09:30 deri në 14:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në një pjesë të rrugëve “Vëllezërit Çakrevi” dhe “Agimi Socialist”.

Autoritetet bëjnë apel për mirëkuptim, ndërsa punimet janë pjesë e aktiviteteve të rregullta për mirëmbajtjen dhe modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull