Gjorgjievski: Zjarri në Kisella Vodë u vu nën kontroll dhe u lokalizua në kohë rekord

1 Min. Leximi

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se zjarri që shpërtheu pasditen e së dielës në një objekt te zona e njohur si “Rampa”, në Kisella Vodë të Shkupit, është vënë nën kontroll dhe lokalizuar, përcjell TV21. Sipas tij, me intervenimin e zjarrfikësve është parandaluar përhapja e flakëve në objektet përreth, ndërsa nuk ka viktima. Një zjarrfikës ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes dhe është dërguar për trajtim në klinikë.

“Zjarri që shpërtheu pasditen e sotme te ‘Rampa’, falë reagimit të shpejtë, të guximshëm dhe profesional të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, u vu nën kontroll dhe u lokalizua në kohë rekord”, tha Gjorgjievski, duke falënderuar zjarrfikësit për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull