55 masa ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të trotineteve, ndalohen 6 persona

2 Min. Leximi

Në një kontroll aksional të kryer më 4 korrik nga ora 17:00 deri në orën 23:00 në zonën e Shtipit, oficerët e policisë nga Njësia Mobile për Siguri në Trafik të Sektorit për Çështje Trafikale vendosën gjithsej 55 sanksione për kundërvajtje dhe vepra penale.
Kontrolli ishte drejtuar ndaj drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, kuadriçikletave dhe skuterëve elektrikë të cilët nuk i respektuan rregullat e trafikut.

Nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, numri më i madh – 35, ka të bëjë me drejtimin e motoçikletës pa helmetë mbrojtëse. Një masë u shqiptua gjithashtu për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, një për leje drejtimi të skaduar, si dhe tre masa për targë të pashfaqur.
Aksioni zbuloi gjithashtu gjashtë vepra penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal, me gjashtë persona, përfshirë një të mitur, të privuar nga liria.

Policia gjithashtu sekuestroi një motoçikletë sepse leja e saj kishte skaduar për më shumë se gjashtë muaj.

Ministria e Brendshme informon se do të ngrihen padi përkatëse kundër të gjithë kryerësve të veprave penale dhe njofton se kontrolle të tilla në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Njëkohësisht, u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë në mënyrë të vazhdueshme rregullat dhe rregulloret me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull