Në listën më të re të pasaportave më të fuqishme në botë, sipas Henley Passport Index Q2, pasaporta e Maqedonisë është renditur në vendin e 41-të mes 199 shteteve të përfshira në renditje.
Pasaporta e Maqedonisë është vlerësuar mbi bazën e mundësisë për të udhëtuar pa vizë në 127 vende të botës. Indeksi bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), ndërsa kriteri kryesor është numri i vendeve ku qytetarët e një shteti mund të udhëtojnë pa vizë.
Në krye të listës edhe këtë vit ndodhet Singapori, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa vizë në 192 vende.
Vendin e dytë e ndajnë Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me qasje pa vizë në 188 vende.
Suedia renditet në vendin e tretë me mundësi udhëtimi pa vizë në 187 vende.
Pozita e katërt ndahet nga Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Spanja, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa vizë në 186 vende.
Në vendin e pestë renditen Austria, Greqia, Malta, Portugalia dhe Zvicra, me qasje pa vizë në 185 vende.
Në rajon, Sllovenia renditet e shtata me qasje pa vizë në 183 vende, Kroacia e teta me 182 vende, ndërsa Mali i Zi ndodhet në vendin e 41-të me mundësi udhëtimi pa vizë në 127 shtete. Bosnja dhe Hercegovina po ashtu renditet në vendin e 41-të, por me qasje pa vizë në 122 vende, ndërsa Serbia është në vendin e 34-t.

