Ali Ahmeti mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Shuto Orizare

1 Min. Leximi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë sonte në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Shuto Orizare, i cili u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë dhe mbështetësve të partisë.

Në fjalën e tij, Ahmeti theksoi se kuvendi dëshmoi unitetin, pjekurinë organizative dhe përkushtimin e anëtarësisë ndaj vlerave që, sipas tij, e kanë bërë BDI-në forcën më të madhe dhe më të organizuar politike shqiptare në vend.

Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodhën organet drejtuese të degës, përfshirë Kryesinë e Degës, Këshillin Mbikëqyrës dhe Komitetin e Veteranëve. Ahmeti uroi të gjithë të zgjedhurit për detyrat e reja, duke u dëshiruar suksese dhe angazhim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe të kauzës së përbashkët.

Në përmbyllje, kryetari i BDI-së vlerësoi se Kuvendi Zgjedhor në Shuto Orizare përcolli një mesazh të qartë për unitetin dhe vendosmërinë e subjektit politik, duke theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e dinjitetit, barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve, si dhe në vazhdimin e organizimit dhe fuqizimit të strukturave partiake.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull