Qumështorja e njohur në Kosovë Vita do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë prej 7 ditësh, pas një vendimi të autoriteteve kompetente.
“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i “Vitës”. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë. Ne kemi prodhime tjera, ne kemi me vazhdu, nuk munden me na ndalë. Nuk ka mujt as Serbia me na ndal. Ju mos keni merak, rrogat ja’u qesim, dhe ne nuk dorëzohemi”, tha drejtori i ‘Vita-s’, Artan Spahiu para punëtorëve.
Sipas tij, vendimi për mbyllje është marrë në rrethana të ndërlikuara dhe ai ka ngritur akuza ndaj përfaqësuesve institucionalë, përfshirë edhe ministrinë përkatëse, duke pretenduar trajtim të padrejtë gjatë procesit të inspektimeve.
Masa për pezullimin e aktivitetit të qumështores do të mbetet në fuqi deri në një vendim të ri nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë./Indeksonline/

