Kajro
Egjipti tha se zhvillimet në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, janë lajmëtar se situata në Gaza do të përkeqësohet edhe më tej, transmeton Anadolu.
Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry në Kajro zhvilloi një konferencë të përbashkët me homologen bullgare, Mariya Gabriel.
Ministri egjiptian theksoi se zgjerimi i operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza do të ketë pasoja të rënda. “Zhvillimet në Rafah japin sinjal se situata në Rripin e Gazës do të përkeqësohet edhe më tej”, deklaroi Shoukry.
Arabia Saudite, Jordania, Palestina dhe Gjermania kanë paralajmëruar për çështjen e sulmit tokësor të Izraelit kundër Rripit të Gazës.
Sinjalet nga Izraeli për sulm ndaj qytetit Rafah
Në deklaratën e tij më 4 shkurt, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sinjalizoi se do të fillojnë sulm tokësor në qytetin Rafah, i cili ndodhet në kufirin me Egjiptin dhe ku janë strehuar qindra mijëra njerëz që janë larguar nga sulmet izraelite.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant në deklaratën e tij gjatë vizitës së trupave izraelite në rajonin Khan Younis të Rripit të Gazës më 1 shkurt, tha se ata do të zhvendosnin sulmet e tyre tokësore në qytetin Rafah. Administrata palestineze deklaroi se zhvendosja e sulmeve të Izraelit në qytetin Rafah do të nënkuptonin “një cikël të ri gjenocidi” dhe se kjo kërcënon 1.5 milion palestinezë.
Qyteti Rafah, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës në kufi me Egjiptin, me strehimin e qindra mijëra njerëzve të zhvendosur në qytet për shkak të sulmeve izraelite pret afërsisht gjysmën e popullsisë së Gazës, e cila ka një popullsi prej 2.3 milionë banorësh. Forcat izraelite shënjestrojnë shpesh me sulme ajrore qytetin Rafah. Ka shqetësim se civilët nuk do të kenë strehë në Rripin e Gazës nëse Izraeli do të nisë sulm tokësor në qytetin Rafah.
Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra janë vrarë 28.064 palestinezë si dhe janë plagosur 67.611 të tjerë. Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.