Vazhdim të paraburgimit për drejtorin e inspektoratit që dyshohet për korrupsion, kërkoi Prokuroria

2 Min. Leximi

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi për ryshfet, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria ka ngritur edhe aktakuzë ndaj drejtorit në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit.

Ai akuzohet se si drejtor i Inspektoratit gjatë muajit mars mori mjete financiare për të kryer një punë që nuk duhej kryer. Për këtë kishte kërkuar 100 mijë denarë, ndërsa ishte arrestuar në momentin që po pranonte një pjesë të këtyre parave.

Ndryshe, Policia e Maqedonisë së Veriut më 19 mars ka arrestuar drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi duke pranuar ryshfet 50 mijë euro.

Kujtojmë se pesë persona u arrestuan nën dyshimin për ryshfet, ndikim të paligjshëm dhe mashtrim me fondet IPARD. Sipas hetimeve, drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dyshohet se ka nënshkruar marrëveshje të kundërligjshme, duke u premtuar fonde kompanive që nuk plotësonin kriteret, në këmbim të dhuratave të majme, një prej tyre në shumën prej 50.000 eurosh. Tre ndërmjetës, mes tyre edhe zyrtarë shtetërorë, dyshohet se ushtruan ndikim të jashtëligjshëm për të mundësuar vendimin. Gjatë bastisjeve u gjetën fonde të konsiderueshme, duke konfirmuar dyshimet për korrupsion sistemik.

Në nëntor të vitit 2025, pas zhvillimeve të fundit në Agjencinë për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Financa në Maqedoninë e Veriut njoftoi se janë ndërprerë pagesat e mjeteve nga programi IPA/IPARD.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull