Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sfidohet të tregojë brenda 60 sekondave se cilat janë punët e realizuara në Komunën e Tetovës.
Në video, Qamili nis të numërojë projektet dhe aktivitetet që, sipas tij, janë realizuar gjatë mandatit të kryetarit Bilall Kasami. Megjithatë, ai ndërpritet në mes të fjalës pasi përfundon koha prej 60 sekondash, duke lënë të kuptohet se lista e projekteve është më e gjatë sesa koha e paraparë për t’i përmendur.
Videoja është publikuar si pjesë e promovimit të punës së komunës dhe mandatit të udhëhequr nga Bilall Kasami.

