Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA, pas humbjes së ditë së djeshme nga Denver Nuggets.
Në sfidën e zhvilluar në Crypto Arena, Lakers janë përballur me New Orleans Pelicans dhe kanë triumfuar me 17 pikëdiferencë 139:122.
Fundori amerikan D’Angelo Russell ishte më efikasi në këtë sfidë me 30 pikë, dy kërcime e pesë asistime, derisa Austin Reaves shtoi 27 pikë të tjera.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Rui Hachimura që shtoi 21 pikë, LeBron James po aq sosh dhe Anthony Davies që e mbylli takimin me 20 pikë.
Te skuadra mysafire më efikasi ishte Zion Williamson me 30 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.