Osmani kritikon VLEN-in: Vidovdani si datë, mesazh politik i gabuar

1 Min. Leximi

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj shënimit të dyvjetorit të qeverisjes nga VLEN, duke e cilësuar simbolike zgjedhjen e datës 28 Qershor – Vidovdan – për promovimin e, siç i quajnë ata, “sukseseve” të qeverisjes.

“Nuk është rastësi që VLEN vendosi t’i festojë ‘sukseset’ e saj pikërisht në Vidovdan, 28 Qershor, ditën që në traditën politike të rajonit simbolizon shndërrimin e humbjeve në fitore”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, pas dy vitesh në qeveri, bilanci i VLEN-it karakterizohet nga premtime të pambajtura, stagnim në rrugën evropiane dhe cenim i të drejtave të shqiptarëve.

“Pas dy vitesh qeverisje, me premtime të pambajtura, stagnim në rrugën evropiane dhe cenim të të drejtave të shqiptarëve, zgjedhja e kësaj date duket si simbolika më e sinqertë e bilancit të tyre: festimi i dështimeve si suksese”, është shprehur Osmani.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull