Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”

2 Min. Leximi

Njoftim për qytetarët!

Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”

Kujdesi për shëndetin e qytetarëve vazhdon edhe këtë javë përmes aktiviteteve parandaluese në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”.

Çdo ditë, nga ora 11:00 deri në 13:00, qytetarët do të kenë mundësi të marrin këshilla dhe shërbime falas në këto pika:

📍 Parku i Çairit – ekip mjekësor nga Shtëpia e Shëndetit Shkup

📍 Çarshia e Vjetër (para Xhamisë Mustafa Pasha) – ekip mjekësor nga Shtëpia e Shëndetit Shkup

📍 Parku “Rinia” – mjekë epidemiologë nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup

Në të gjitha pikat, qytetarët do të mund të përfitojnë falas:

✅ Këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës;

✅ Matjen e tensionit të gjakut;

✅ Matjen e nivelit të sheqerit në gjak;

✅ Këshilla për veshje të përshtatshme dhe mbrojtje gjatë ditëve të nxehta;

✅ Broshura edukative me rekomandime praktike për ruajtjen e shëndetit.

Në kuadër të aktiviteteve, përfaqësues të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, do të shpërndajnë shishe me ujë në lokacionet më të frekuentuara, me qëllim nxitjen e hidratimit dhe parandalimin e pasojave nga temperaturat e larta.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është parandalimi, informimi dhe mbështetja e qytetarëve gjatë periudhës së vapës verore, me theks të veçantë te kategoritë më të ndjeshme.

Përmes këtyre pikave, qytetarët që jetojnë ose lëvizin në afërsi do të kenë mundësi të kryejnë kontrolle bazë shëndetësore, të marrin këshilla profesionale nga ekipet mjekësore dhe të informohen mbi masat parandaluese për mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit gjatë ditëve me temperatura të larta.

Parandalimi është mbrojtja më e mirë.

Çairi në ritmin e shëndetit – sepse shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë më i lartë!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull