Pse Daut Beqiri nuk morri pjesë në 2 vjetorin e qeverisjes së VLEN-it?! Mungesë protokolare apo?!

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, nuk ka marrë pjesë në shënimin e 2-vjetorit të qeverisjes së VLEN-it.

Mungesa e tij është vënë re në këtë ngjarje ku u prezantuan rezultatet e dy viteve të qeverisjes, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur ndonjë prononcim zyrtar lidhur me raportet apo arsyet e mospranisë.

Nga ana tjetër, ditë më parë krerët e VLEN-it nuk ishin të pranishëm në manifestimin qendror të organizuar në Komunën e Haraçinës me rastin e dy përvjetorëve të rëndësishëm: 30-vjetorit të themelimit të komunës dhe 25-vjetorit të Betejës së Lavdishme të Haraçinës.

Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë deklaratë publike nga asnjëra palë që të flasë për përkeqësim apo çarje të raporteve, duke lënë hapësirë për interpretim se bëhet fjalë për zhvillime protokollare dhe mungesë koordinimi në pjesëmarrje.

Ngjarja e 2-vjetorit të VLEN-it u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë, deputetëve dhe zyrtarëve lokalë, ku u prezantuan projektet dhe arritjet e dy viteve të fundit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull