Ndeshjet e kësaj faze nisin këtë të diel, me sfidën hapëse mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, e cila do të luhet në orën 21:00.
Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 ka përfunduar, duke përcaktuar edhe 16 çiftet që do të ndeshen në raundin e parë me eliminim direkt.
Ndeshjet e kësaj faze nisin këtë të diel, me sfidën hapëse mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, e cila do të luhet në orën 21:00.
Mes përballjeve më tërheqëse spikat dueli Brazil-Japoni, ku “Seleçao” do të përballet me një nga surprizat e turneut. Po aq interes pritet edhe për sfidat Holandë-Marok dhe Portugali-Kroaci, ndërsa Spanja do të përballet me Austrinë.
Gjermania do të nisë rrugëtimin në fazën me eliminim direkt ndaj Paraguait, ndërsa Franca do të sfidojë Suedinë. Nëse të dyja kombëtaret arrijnë të kualifikohen, atëherë në raundin pasardhës mund të zhvillohet një përballje klasike mes Gjermanisë dhe Francës.
Një tjetër skenar interesant është ai mes Portugalisë dhe Spanjës. Në rast se portugezët eliminojnë Kroacinë dhe spanjollët kalojnë Austrinë, dy rivalët iberikë do të ndeshen mes tyre në fazën e 1/8-ave.
Ndërkohë, Argjentina, Anglia dhe Franca konsiderohen favorite ndaj kundërshtarëve të tyre në letër. Kampionët e botës do të përballen me Kepin e Gjelbër dhe, nëse shmangin surprizat, rruga drejt fazave të avancuara duket më e favorshme krahasuar me rivalët kryesorë.

